Ndërlidhjet

KABUL


Veprimtarja humanitare franceze, Celine Cordelier është kthyer në Francë pasi për 24 ditë ishte mbajur e rrëmbyer nga Talibanët në Afganistan. Ambasada franceze në Kabul njoftoi sot se ajo kishte arritur në Francë, pasi dje u lirua nga rrëmbyesit. Katër personat e tjerë, një francez dhe tre punëtorë nga Afganistani, që ishin rrëmbyer së bashku me zonjën Cordelier, më 3 prill ende mbahen të rrëmbyer. Talibanët kanë thënë se ata kërkojnë tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG