Ndërlidhjet

HAGË


Prokuroria e Tribunalit të Hagës kërkoi nga këshilli gjyqësor që ta heqë vendimin për statusin sekret të disa dokumentave, të cilat kishin të bëjnë me gjykimin e ish presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq.
Zyra e kryeprokurores Carla del Ponte ka kërkuar të bëhet publik vendimi nga prilli i vitit të kaluar, lidhur me një kërkesë të bashkësisë shtetërore Serbi-Mali i Zi.
Kohë më parë, Geoffrey Nice, gjykatës në procesin e Millosheviqit, e akuzoi Del Ponten se pa bazë ligjore, është dakorduar të shfrytëzohen procesverbalet nga mbledhja e Këshillit të Lartë Mbrojtës të Republikës Federale të Jugosllavisë, ku disa pjesë ishin fshirë nga autoritetet në Beograd.
Sipas Nice, kjo marrëveshje i ka ndihmuar Serbisë t'i "fshehë provat për përzierje të Jugosllavisë në luftërat në Bosnje dhe Kroaci", gjatë procesit kur Bosnja e akuzoi ish federatën për gjenocid.
XS
SM
MD
LG