Ndërlidhjet

NJU JORK


Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin tha se "kjo nuk është koha për Këshillin e Sigurimit që ta shqyrtoj çfarëdo lloj të imponimit të vendimit për Kosovën". Sipas tij "të dy palët nuk e kanë pranuar propozimin dhe negociatat duhet të vazhdojnë". Këto komente zoti Churkin i bëri mbrëmë pas takimit të Këshillit të Sigurimit, ku u paraqit raporti gojor për vizitën e delegacionit të kësaj trupe në Prishtinë dhe Beograd. Ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që sa më shpejtë ta zgjithë çështjen e statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG