I dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, tha sot në Prishtinë se beson në arritjen e suksesit në takimet që janë duke u zhvilluar mbi rezolutën e re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, megjithë faktin se një gjë e tillë mund të marrë kohë. Ai nuk ka dashur të paragjykojë se çfarë do të mund të ndodhë me misionin e ardhshëm të Bashkimit Evropian nëse rezoluta nuk miratohet, duke thënë se ka besim në miratimin e saj.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.