Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policia në Serbi ka arrestuar 8 ish paramilitarë për ndërlidhje me sulmin në shtëpinë e një gazetari të njohur. Policia tha se të arrestuarit janë ish pjesëtarë të njësitit famëkeq Skorpionët, por nuk dha detaje tjera.
Muajin e kaluar, një granatë shpërtheu në dritaren e banesës së gazetarit Dejan Anastasijeviq në Beograd, duke shkaktuar dëme por jo viktima.
Anastasijeviq ka shkruar për krimet e luftës dhe nëntokën kriminale të Serbisë.
XS
SM
MD
LG