Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhoma Përfaqësuese ka miratuar projekt ligjin për financimin e luftërave në Irak dhe Afganistan vetëm për disa muajt e ardhshëm, përkundër kërcënimeve me veto nga ana e presidentit George Bush. Masat e aprovuara me shumicë votash do të zhbllokojnë rreth 43 miliardë dollarë të fondeve emergjente për luftën.
Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi i bëri thirrje presidentit Bush që ta rishqyrtojë kërcënimin me veto, duke thënë se legjislacioni është i drejtë.
"Ky është një ligj ashtu siç don ai, i përmban qëllimet kryesore për Irakun, dhe kërkon raport për progresin. Ai duhet të ketë pak besim në atë që po bën në Irak, dhe pastaj t'ia lërë Kongresit që ta bëjë gjykimin në korrik. Çfarë mund të ishte më e drejtë se kjo", tha Pelosi.
Mbetet e paqartë nëse Senati, ku Demokratët kanë shumicë të ngushtë, do të miratojë një projekt ligj të ngjashëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG