Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje" Albin Kurti tha se nuk e ka ndërmend të respektojë arrestin shtëpiak. Kjo masë i është shqiptuar mbrëmë, pas 90 ditësh qëndrimi në paraburgim, në ndërlidhje me protestat e dhunshme të 10 shkurtit, gjatë së cilave dy vetë humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Zoti Kurti tha se do të vazhdojë aktivitetet në përpjekje për të kundërshtuar pakon e hartuar nga Martti Ahtisaari, në të cilën është propozuar pavarësia e mbikëqyrur.
XS
SM
MD
LG