Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha mbrëmë se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën "duhet të jetë e bazuar në zgjidhje funksionale dhe të qëndrueshme" dhe se duhet të përmbajë "masa gjithëpërfshirëse dhe vepruese për sigurinë dhe ardhmërinë e të gjitha bashkësive në Kosovë". Mëtutje, gjatë fjalimit të tij në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së, zoti Solana tha se "ështëe rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të ketë qasje unike" lidhur me Kosovën dhe se është e domosdoshme që sa më shpejtë të gjindet "zgjidhje e përhershme dhe pragmatike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara". Ai tha se Rezoluta e re, e cila do ta zëvendësoj rezolutën1244, "duhet të japë mandat të qartë për praninë e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë".
XS
SM
MD
LG