Instituti STRATFOR
Edhe pse qeveria e re në Serbi duket se ka arritur të marrë pushtetin nga duart e forcave radikale, koalicioni qeverisës është larg asaj që mund të quhet qeveri solide. E ardhmja e Kosovës vazhdon të jetë temë e një debatI intenziv në Serbi dhe kjo çështje madje ka dominuar bisedimet që kanë çuar deri tek themelimi i qeverisë serbe më 15 maj. Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme dhe ajo pritet të arrihet brenda pak javësh. Asnjëra nga partitë politike në Serbi nuk e mbështesin pavarësinë e Kosovë, por disa prej tyre janë të gatshme të përfitojnë diçka nga ky proces - meqë është i pashmangshëm. Partia Demokratike e Boris Tadiqit e ka vënë në rradhë të parë rëndësinë e integrimit në Bashkimin Ervropian, duke dhënë shenja se është i gatshëm ta pranojë pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit në bllokun evropian. Radikalët ndërkaq besojnë të kundërtën dhe ata kanë thënë se janë të gatshëm të luftojnë për ta mbajtur Kosovën në Serbi. Por, Partia Demokratike Serbe e Vojisllav Koshtunicës është vetë një pikëpyetje. Koshtunica është luhatur më shumë se një herë midis radikalëve dhe Partisë Demokratike të Tadiqit. Edhe pse duket se ka vendosur që të bashkohet me këta të fundit në krijimin e qeverisë së re, kjo nuk do të thotë aspak se Koshtunica nuk do të tërhiqet dhe nuk do ta prishë koalicionin. Më 16 maj, ai ka thënë se edhe pse partia e tij synon anëtarësimin në BE, megjithatë nuk do ta këmbejë këtë proces me Kosovën.
Në cilindo rast, Koshtunica dhe koalicioni qeverisës janë në një situatë humbësish. Nëse Koshtunica e prishë koalicionin dhe rrezikon me zgjedhje të reja për shkak të Kosovës, atëherë radikalët do t’i kenë gjasët më të mira të për të fituar shumicën. Dhe nëse Koshtunica i mbetet besnik koalicionit derisa Kosova pavarësohet, partia e tij dhe ajo e Boris Tadiqit, do të diskreditohen nën akuzën se kanë lejuar shkëputjen e Kosovës. Një gjë e këtillë do ta kategorizonte Partinë Radikale si të vetmen parti me kredibilitet dhe do ta bënte mbijetesën e qeverisë aktuale pothuajse të pamundur. Sidoqoftë, nëse qeveria serbe e mbijeton pavarësinë e Kosovës, ajo do të përballet me barrën më të rëndë për të vazhduar rrugëtimin drejt Perëndimit, por pa mbështetje brenda vendit.