Ndërlidhjet

MOSKË


Në qytetin rus, Samara hapet sot samiti dyditësh Rusi – Bashkim Evropian, në të cilin, njëra nga temat, do të jetë edhe statusi i Kosovës. Fillimisht presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të pres sonte kryetarin e Komisionit Evropian Joze Manuel Barroso dhe kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel për një darkë pune, në prag të samitit.
Diskutimet kryesore do të zhvillohen nesër, ndërsa koalicioni antiqeveritar ka paralajmëruar protesta.
Për herë të parë në disa vitet e fundit, kësaj radhe nuk do të nënshkruhet kurrfarë dokumenti. Poashtu, ishte në rrezik edhe vetë mbajtja e këtij samiti, pasi Polonia ka bllokuar nënshkrimin e marrëveshjes së re për partneritet me Rusinë për shkak se në Rusi ekziston ndalimi i importit të mishit nga Polonia.
XS
SM
MD
LG