Ndërlidhjet

LONDËR


U shënua sot 45 vjetori i lindjes së gazetarit të transmetuesit publik britanik Alan Johnston, i rrëmbyer para nëntë javësh në Qytetin e Gazës.
"Ne të gjithë po mendojmë për ty, na ka marrë malli dhe do dëshironim të ishe këtu me ne" tha nëna e tij, Margaret.
Ceremonitë e organizuara nga BBC u mbajtën në Londër, Teheran, Moskë etj. Më shumë se 93 mijë persona nënshkruan peticionin për lirimin e tij. Grupi që e quan veten Jaish al Islam ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin dhe ka kërkuar lirimin e të burgosorve myslimanë në burgjet britanike.
XS
SM
MD
LG