Ndërlidhjet

MOSKË


Në qytetin rus Samara po mbahet takimi i rregullt vjetor Rusi-Bashkimi Evropian. Njëra nga temat është edhe Kosova, rreth të cilës udhëheqësit evropianë dhe rusë kanë qëndrime të ndryshme.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin theksoi nevojën "urgjente" për shtimin e bashkëpunimit Rusi-BE.
"Takimi ynë është një mundësi e mirë për vazhdimin e dialogut për çështje strategjike në raportet Rusi-BE. Ndjejmë nevojën urgjente për koordinimin e përpjekjeve në luftimin e rreziqeve dhe sfidave globale" tha Putin.
Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso fokusoi vlerat e përbashkëta: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
"Objektivi ynë afatgjatë është i qartë: ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë për njerëzit përmes integrimit ekonomik, bashkëpunimit më të ngushtë dhe përballjes me sfidat globale si energjia apo mbrojtja e mjedisit" tha Barroso.
Në takim merrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ndërkohë, policia ruse ka penguar sot liderët e opozitës, ish kampionin e shahut Gari Kasparov dhe shkrimtarin Eduard Limonov të udhëtojnë në Samara, ku planifikonin protesta.
XS
SM
MD
LG