Ndërlidhjet

TEHERAN


Një zyrtar i lartë iranian tha se Irani ka filluar ndërtimin e reaktorit bërthamor duke përdorur teknologjinë dhe dijen e vet. Mohamed Saidi, zëvendës drejtor i Agjencisë Bërthamore të Iranit ka thënë se kapaciteti i reaktorit do të jetë 360 MW.
Ai nuk tregoi ku do të ndërtohet impianti, por tha se "për 10 vitet e ardhshme" Irani do t'u bashkangjitet klubit të vendeve që ndërtojnë reaktorë bërthamorë.
Saidi tha se reaktori në Bushehr, që po ndërtohet me ndihmën e rusëve, do të nisë punën në mars, 2008.
XS
SM
MD
LG