Ndërlidhjet

MOSKË


Qeveria e Rusisë hodhi poshtë mundësinë e ekstradimit të biznesmenit Andrei Lugovoi në Britani për t'u përballë me akuzat për helmimin me polonium të ish agjentit rus Aleksandr Litvinenko. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Moskë tha se Lugovoi nuk mund të ekstradohet sepse ligjet në fuqi e ndalojnë një gjë të tillë.
Lugovoi u tha gazetarëve se ishte i shokuar nga akuzat.
Prokuroria në Britani ka thënë më herët se ka prova se ai ishte i përfshirë në vrasje.
Në prag të vdekjes Litvinenko kishte akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për helmimin, ndërsa Kremlini kishte mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG