Kryemininistri i Libanit Fuad Siniora u zotua se qeveria e Libanit do të asgjësojë militantët islamikë që luftuan kundër ushtrisë në kampin e refugjatëve palestinezë. Këtë koment ai e bëri në fjalimin drejtuar kombit, pas disa ditësh të luftimeve të ashpëra ndërmjet ushtrisë dhe grupit Fatah al Islam, i lidhur me Al Kaidën, i cili kishte hyrë në kampin e refugjatëve në Bahr al Bared.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.