Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko vendosi sot që të vendos nën kontrollin e tij forcat e rendit, për shkak të reagimit të tyre ndaj vendimit të djeshëm për largimin e prokurorit të përgjithshëm.
"Dje është ndërmarrë një hap i paprecedent në hitorinë e zgjidhjes së krizave politike në Ukrainë" tha Yushchenko.
Por, rivali i tij politik, kryeministri Viktor Yanukovych paralajmëroi se kriza mund të kalojë në dhunë.
"Kam apeluar tek presidenti që krerët e institucioneve më të larta të diskutojnë për këtë çështje, por ai ka refuzuar" tha Yanukovych. Shtetet e Bashkuara bënë thirrje kriza të zgjidhet pa dhunë.
XS
SM
MD
LG