Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit vazhdojnë të shprehin qëndrimet e tyre lidhur me të ardhmen e Kosovës, derisa nesër pritet të diskutohet projekt rezoluta e paraqitur nga Franca dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
"Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara dëshiroj që rezoluta për Kosovën të diskutohet nesër", tha ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Zalmai Halilzad. Duke folur para mediave ai përsëriti mbështetjen për planin e Ahtisaarit dhe rëndësinë që ka zgjidhja e statusit të Kosovës për Evropën. Kryesimi amerikan i Këshillit të Sigurimit përfundon nesër dhe nga 1 qershori këtë vend e merr Belgjika.
XS
SM
MD
LG