Patrick Moore, analist i REL
RADIO EVROPA E LIRË
Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs dhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov gjatë javës kanë debatuar rreth statusit të Kosovës dhe sistemit të mbrojtjes raketore. Ke qenë e pamundur që dallimet të fshehen. Sa të thella janë ato?
PATRICK MOORE
Këto dallime mund të tejkalohen shumë shpejt nëse rusët do të dëshironin një gjë të tillë. Për kush e di çfarë shkaqe, Rusia ka vendosur të bëjë obstruksion. Disa thonë se Moska vepron në këtë formë për shkaqe të brendshme, duke e ndërlidhur këtë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen sivjet dhe ato presidenciale që mbahen vitin e ardhshëm. Sidoqoftë, qeveria ruse në planin e brendshëm ka vendosur kontroll të ashpër, zgjedhjet parlamentare do të dominohen nga dy parti pro – regjimit, ndërsa Putini ka thënë se nuk do të kandidaohet për zgjedhjet e ardhshme pasi që këtë ia pamundëson kushtetuta. Pavarësisht nga motivet që e kanë shtyer Moskën të bëjë obstruksione, ajo mund dhe është duke u shakaktuar probleme pikërisht atyre. Ata janë duke krijuar armiqë dhe tensione që Rusisë nuk i duhen. Rrjedhimisht duhet të jemi të gatshëm për një luftë të re të ftohtë që Putini tashmë e ka kumtuar në muajin shkurt në Mynih. Pyetja shtrohet nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 do të ndryshojnë gjërat me një personalitet të ri që do të kishte interesime tjera dhe gjithashtu struktura tjera qeveritare apo do të sjellin një politikë që për të mbijetuar udhërrëfim do të ketë promovimin e ndjenjave anti amerikane pavarësisht se kush është president në Rusi.
RADIO EVROPA E LIRË
Pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të G-8, Marti Ahtisaari ka deklaruar..."Mendoj se Kosova është duke shkuar drejt pavarësisë. Opcionet janë fare të thjeshta – një zgjidhje e organizuar ose një tjetër kaotike". Ç'farë implikimesh mund të ketë pavarësia kaotike?
PATRICK MOORE
Pavarësia kaotike do të ishte shpallja unilaterale e pavarësisë pa miratim ndërkombëtar, që do të dobësonte pozicionin e kosovarëve, sepse në këtë fazë dhe duke vepruar njëanshëm ata do të rrezikonin të humbasin mbështetjen e jashtme. Rrjedhimisht do të kisha sugjeruar që kosovarët të presin sinjalin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian nëse Rusia paraparkisht bënë obstruksion. Personalisht besoj se Rusia do t'u bëjë obstruksion gjërave në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa udhëheqjen do ta marrin Shtetet e Bashkuara me siguri bashk me Britaninë e Madhe dhe sipas të gjitha gjasave me disa vende tjera të Bashkimit Evropian për të njohur shtetin e ri. Por, shteti i ri para se të shpallë pavarësinë duhet të pretë arritjen e disa aranzhmaneve me amerikanët. Kosovarët kanë kaluar rrugë të gjatë dhe nuk duhet të zbehin gjasat e tyre duke rënë në provokimet e Moskës dhe Beogradit. Ata, pra Moska dhe Beogradi, janë duke pritur që kosovarët të bëjnë diç që do të dëmtonte imazhin e tyre në Perendim.
RADIO EVROPA E LIRË
Diplomatët perendimor pohojnë se veprimet e Moskës janë pjesë e një loje politike më të gjërë me Perendimin...?
PATRICK MOORE
Po, kjo mund të jetë, por nuk jam krejt i sigurtë se për çfarë bëhet fjalë. Nëse ata mendojnë se bashkëpunimin në rastin e Kosovës mund ta këmbejn me premtimin e vendeve perendimore që për shembull Gjeorgjia të mos pranohet në rradhët e NATO-s, kjo nuk është punë e qëlluar, sepse nuk mund ta marrë me mend që Shtete e Bashkuara të bëjnë një ujdi të tillë të drejtuar kundër qeverisë demokratike të Gjeorgjisë mike. Rrjedhimisht kjo lojë shahu mund të jetë e krisur nëse vështrohet madje edhe nga këndi i interesave ruse. Presidenti Bush dhe sekretarja e shtetit Rajs nga fillimi kanë vështruar me simpati nga Putini dhe Rusia e tij, por fushata e presidentit rus e filluar në Mynih, në shkurt të këtij viti, me fjalimin e tij agresiv, ditëve të fundit madje është ashpërsuar. Gabim edhe më të madh Rusia ka bërë në raportet me Bashkimin Evropian. Kryesimi i BE-së gjatë këtyre gjashtë muajve i takonte Gjermanisë dhe ministria e jashtme e Gjermanisë ishte dhe ende është nën kontrrollin e Partisë Socialdemokrate (SPD), që sipas të gjitha gjasave është partia më pro ruse në Evropën perendimore. Prijësit e kësaj partie mezi kanë pritur rastin që të bëjnë njëfarë harmonizimi të interesave të Bashkimit Evropian me ato të Rusisë mbi baza afatgjata. Por, veprimet agresive të Rusisë këtë e kanë bërë të pa mundur. Në këtë mënyrë Rusia ka humbur rastin që të përvetësoj BE ose sëpaku një pjesë të saj. Është dilemë përse kanë vepruar kështu?
Intervistoi: Melazim KOCI