Ndërlidhjet

SINGAPOR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka kërkuar nga Turqia të mos dërgojë trupat në veri të Irakut në ndjekje të rebelëve kurdë.
Gates tha për mediat se Turqia ka shqetësime reale lidhur me terrorizmin kurd në territorin e Turqisë, por shtoi se Uashingtoni kundërshton veprimet e njëanshme të Turqisë përgjatë kufirit me Irakun.
Turqia është një nga aleatet kyc për Shtetet e Bashkuara ashtu si janë në Irak edhe kurdët e Irakut.
Lidhur me informacionet për sulmet amerikane kundër bazave terroriste në Somali Gates nuk ka pranuar të komentojë.
Gates, i cili po merr pjesë në një konferencë sigurie të vendeve aziatike në Singapor, e vlerësoi situatën në Somali si "vazhdimin e një operacionit të mundshëm".
XS
SM
MD
LG