Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Beograd sot është hapur zyra e Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Serbinë, pas nënshkrimit të marëveshjes ndërmjet ambasadorit amerikan Majkël Polt dhe ministrit të mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac. Zyra është hapur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd. Sipas ambasadorit Polt, gjatë vitit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do të japin më tepër se gjysmë milioni dollarë për trainimin e ushtarëve të Serbisë.
XS
SM
MD
LG