Shefi i diplomacisë së Sllovakisë Jan Kubish ka kundërshtuar rifillimin e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se kjo do të ishte vetëm "blerje kohe".
Në një intervistë për të përditshmen sllovake Pravda, Kubish ka theksuar se nuk mund të paramendojë ndonjë zgjidhje tjetër për Kosovën përveç planit të Ahtisaarit, dhe ka paralajmëruar se në Këshillin e Sigurimit, Sllovakia do ta votojë rezolutën e bazuar mbi këtë plan.
"Vështirë mund të më bindë kush se mund të presim të ndodhë ndonjë mrekulli nëse do të vazhdonin bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Qëndrimet dhe synimet e tyre përfundimtare janë diametralisht të kundërta", ka thënë Kubish.