Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica tha se është koha që të dilet me ide të reja për bisedime lidhur me statusin e Kosovës, dhe shtoi se për idetë e këtilla do të bisedojë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.Koshtunica ka thënë se Rusia dhe presidenti Putin i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Serbisë, e cila për Beogradin ka rëndësi të jashtzakonshme, dhe ka shtuar se takimi me të të shtunën në Shën Petersburg është "më se i rëndësishëm". "Koha që po ndodh takimi me presidentin Putin është tepër i rëndësishëm, nisur nga fakti se Amerika ka përgatitur draft rezolutën në bazë të planit të Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës", tha Koshtunica.
XS
SM
MD
LG