Ndërlidhjet

KABUL


Më shumë se 35 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një autobus policie në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Shumica e viktimave janë rekrutë të policisë.
Shefi i Departamentit të Hetimeve Kriminale, Ali Shah Paktiawal, i tha korrespondentit të Radios Evropa e Lirë në Kabul se viktimat janë policë dhe civilë.
"Nga ky shpërthim, i cili ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit, u plagosën shumë njerëz. Por 35 njerëz, përfshirë policë dhe civilë janë vrarë", tha zyrtari i policisë.
Nuk dihet nëse shpërthimi ishte sulm vetëvrasës, por përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.
Ky është sulmi më vdekjeprurës i këtij lloji që nga rënia e regjimit taliban në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG