Nadie Ahmeti
Afër 476 ndërmarrje shoqërore janë paraqitur në tender për t’u privatizuar, që prej vitit 2003, kur edhe ka filluar procesi i privatizimit në Kosovë. Prej tyre, 257 janë privatizuar me spin-off të rregullt, ndërkaq 17 prej tyre janë privatizuar me spin-off special, që nënkupton mosndryshimin e veprimtarisë së ndërmarrjeve. Ahmet Shala, zëvendësdrejtor në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, pohon se kjo agjenci tashmë ka arritur në valën e 25-të të privatizimit. “Ne kemi hedhur në treg 476 ndërmarrje të reja, prej tyre 376 ndërmarrje me spin-off të rregullt dhe 25 me spin-off special. Gjithsejtë 401 ndërmarrje janë ose në proces të përmbylljes së kontratave, ose veç janë përmbyllur kontratat”, thotë zoti Shala. Rezultatet e procesit të privatizimit kanë filluar të duken, thekson Shala, për të shtuar se nga ky proces janë pesëfishuar të hyrat doganore nga eksporti. “Eksporti i Kosovës është pesëfishuar karshi vitit 2004, kur ka pasur vetëm 16 milionë euro eksport. Në vitin 2005 ka pasur 32 milionë dhe në vitin 2006 ka pasur 76 milionë euro. Nëse këtë vit disa nga ndërmarrjet e privatizuara do të fillojnë prodhimin, në vitin 2007-2008 do të kemi shifra mbi 200 milionë euro eksport”, pohoi zoti Shala. Ekspertë për çështje ekonomike, ndërkaq procesin e privatizimit e vlerësojnë si mesatarisht të suksesshëm. Mimoza Kusari Lila, drejtoreshë ekzekutive e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se procesi nuk mund të jetë aq i kënaqshëm, por nuk mund të quhet as i dështuar. Ajo nuk i vlerëson si ndonjë rezultat të madh të hyrat doganore, duke thënë se buxheti i Kosovës nuk ka fituar edhe aq shumë nga privatizimi, aq më tepër për faktin se nuk ka arritur të zbusë papunësinë dhe varfërinë në Kosovë. “Ne mund të krenohemi vetëm për mjetet e mbledhura brendapërbrenda Kosovës dhe faktorët tjerë që paraqesin një rritje të qëndrueshme ekonomike. Vetëm kur të kemi shifra të tilla, rritjen e GDP-së, rritjen e punësimit, uljen e normës së varfërisë, mund të them se kemi pasur një efekt të drejtpërdrejtë në ekonominë e Kosovës”, u shpreh zonja Kusari Lila. Problem tjetër në këtë proces, ajo përmend edhe mosaktivizimin e një numri të madh të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara me spin-off të rregullt. “Ndërmarrjet që janë privatizuar me spin-off të rregullt, janë ato që janë ballafaquar me probleme. Pasi që nuk kanë pasur obligime të menjëhershme për investime, natyrisht se nuk e kanë bërë një gjë të tillë, nëse nuk e kanë parë të favorshme”, theksoi zonja Kusari Lila. Por, Ahmet Shala thotë se Agjencia Kosovare e Mirëbesimit nuk ka mandat për t’i monitoruar ndërmarrjet që janë shitur me spin-off të rregullt. Kjo agjenci monitoron vetëm ndërmarrjet e privatizuara me spin-off special. “Prej tyre vetëm 17 i kemi privatizuar, ku numri i të punësuarve është zotuar të jetë 8259. Nga të gjitha këto, mund të themi se shumica prej tyre kanë performuar mirë, janë mjaft mirë duke ecur përpara, qoftë në aspektin e investimeve, qoftë në numrin e të punësuarve”, tha zoti Shala. Sidoqoftë, nga shitja e këtyre ndërmarrjeve, në Fondin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit janë mbledhur mbi 343 milionë euro, që mbahen në bankat jashtë Kosovës.