Ndërlidhjet

PARIS


Kryeministri i Francës François Fillon formalisht i paraqiti dorëheqjen e kabinetit të tij presidentit Nikolas Sarkozy, dhe menjëherë u ngarkua me detyrën për të formuar qeveri të re pas fitores së krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare.
Partia e Sarkozy fitoi shumicën absolute në zgjedhjet e djeshme. Rezultatet zyrtare treguan se ajo fitoi 314 nga 577 ulëset në Asamblenë Kombëtare, ndërsa opozita më e madhe, Partia Socialiste, fitoi 185 vende deputetësh.
XS
SM
MD
LG