Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të përkrahin planin e Ahtisarit dhe të miratojnë rezolutën që mundëson zbatimin e tij. Këto komente Basha i bëri në Stamboll në takimin e ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të vendeve të Detit të Zi. Basha deklaroi po ashtu se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet menjëher dhe me vendosmëri.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.