Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë pajtuar sot që të vazhdojnë forcimin e dialogut politik për çështje të hapura.
"Ne duhet të vazhdojmë diskutimet për çështje për të cilat kemi pikëpamje të ndryshme si Kosova, sistemi mbrojtës raketorë dhe traktati i armëve konvencionale të Evropës" tha sekretari i NATO-s Shefer. Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka paralajmëruar NATO-n që të mos merr hapa të njëanshëm që do të kërcënonin sigurinë kombëtare ruse. Këto komente Shefer dhe Lavrov i bënë pas takimit të sotëm në Moskë në kuadër të punimeve të Këshillit NATO-Rusi.
XS
SM
MD
LG