Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në përvjetorin e Betejës së Kosovës, kryeministri i Serbisë tha se tash para syve të botës po zhvillohet një betejë e re e Kosovës, ajo serbo-amerikane.
Këtë përgjigje Vojisllav Koshtunica e ka dhënë për të prëditshmen Politika, në pyetjen "përse kreu shtetëror shfaq gatishmëri të hyjë në duel të ashpër diplomatik dhe retorik me Amerikën rreth Kosovës".
Ai ka thënë se në këtë betejë, në njërën anë është "autoriteti i një fuqie të madhe botërore, ndërsa në anën tjetër Serbia me argumentet e drejtësisë".
Koshtunica ka ripërsëritur se Kosova nuk mund të bëhet e pavarur derisa në kushtetutë shkruan se është pjesë e Serbisë, dhe ka shtuar se Serbia beson fuqishëm se Rusia nuk do të lejojë që në Këshillin e Sigurimit, Serbisë t'i hiqet një pjesë e territorit të saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG