Ndërlidhjet

MAIN


Presidenti amerikan, George Bush dhe ai rus Vladimir Putin do takohen sot në rezidencën familjare të presidentit amerikan në Main të Shteteve të Bashkuara.
E ardhmja e Kosovës, për të cilën Uashingtoni këmbëngul se duhet të jetë e pavarur, derisa Moska e kundërshton, programet bërthamore të Iranit dhe planet për vendosjen e një pjesë të mbrojtjes raketore amerikane në Evropë janë temat kryesore të takimit.
Analistët nuk presin shumë nga takimi, por mendojnë se do ketë zbutje të retorikës së ashpër mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG