Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka akuzuar Iranin se po përdor militantët e Hezbullahut për të armatosur militantët shiitë në Irak.
Burimet amerikane thanë se së fundi është kapur në Irak Ali Musa Daduk, anëtar i lartë i Hezbullahut, i cili ka punuar për forcat iraniane të sigurisë.
Në të tjera zhvillime pesë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Bagdad dhe në rajonin Al Anbar. Muaji qershor, që sapo lamë pas, ka shënuar viktima të reja në mesin e forcave amerikane. Numri i ushtarëve të vrarë gjatë qershorit shkon në 101, derisa që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake në Irak rreth 3580 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG