Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike ka arrestuar shtatë persona lidhur me sulmet e dështuara terroriste gjatë fundjavës në Gllasgou dhe Londër.
Policia gjatë ditës ka ushtruar kontroll dhe në 19 shtëpi apo qendra të tjera, në atë që ministrja e brendshme britanike, Jacqui Smith e ka cilësuar si një hetim që po ecën shumë shpejt.
"Terroristët sulmojnë vlerat që ndajnë të gjithë qytetarët që respektojnë ligjin. Si qeveri, si bashkësi dhe si individë na duhet ta bëjmë të qartë se mesazhi i terroristëve është hedhur poshtë. Mirëpres të gjitha mesazhet e forta që dënojnë sulmet e dështuara terroriste që kanë ardhur nga drejtuesit e të gjitha komuniteteve gjatë fundjavës. Terroristët do të munden nga uniteti ynë", tha Jacqui Smith.
XS
SM
MD
LG