Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut njoftoi se nga një sulm me makinë – bombë në qytetin verior, Kirkuk, janë vrarë së paku dy vetë dhe plagosur 17 të tjerë. Nga zhvillimet e tjera në Irak, veçojmë lajmin se nga të shtënat e kryengritësve mbrëmë, në jug të Bagdadit, është rrëzuar një helikopter amerikan. Dy pilotët e helikopterit shpëtuan me plagë të vogla. Ushtria e Shteteve të Bashkuara poashtu ka njoftuar se së paku 23 kryengritës janë vrarë gjatë luftimeve të shtunën dhe të dielën afër qytetin Ramadi.
XS
SM
MD
LG