Kryeministri i Republikës serbe në Bosnjë, Millorad Dodig deklaroi se qeveria e tij nuk mundet ta mbështesë vendimin eventual për shpalljen e një-anshme të pavarësisë së Kosovës. Ai tha se pa marrë parasysh se çfarë do të jetë vendimi për statusin e Kosovës, ai nuk do të ndikoj në destabilizimin e Republikës Serbe dhe Bosnjë Hercegovinës. "Për ne nuk mund të jenë kontestuese vendimet që merren në kuadër të institucioneve ndërkombëtare", tha zoti Dodig.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.