Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, Mohammad Ali-Hosseini konfirmoi sot se ambasadori iranian në Bagdad është takuar me pesë iranianët që aktualisht mbahen të burgosur në Irak. Ai tha se ambasadori i kaloi pesë orë me të burgosurit, që thanë se janë të pafajashëm dhe se kërkuan që të lirohen. Qeveria iraniane sot kërkoi nga Iraku lirimin e tyre. Të pesë iranianët mbahen të arrestuar nga forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak, prej fillimit të këtij viti, të dyshuar se po i ndihmonin kryengritësit irakianë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.