Lideri i një grupi që tubon kryengritësit irakianë të ndërlidhur me al-Kaidën është kërcënuar me luftë kundër Iranit nëse ky vend nuk e ndalë mbështetjen për pjesëtarët shiitë në Irak. Ky kërcënim u bë nëpërmjet të Internetit dhe i atribuohet liderit të grupit "Shteti Islamik i Irakut", Abu Omar al-Baghdadi. Zëri në këtë incizim thotë se ky grup do tu japë liderëve të iranit dy muaj për ta përfunduar mbështetjen për qeverinë e udhëhequr shiite në irak dhe për ndaljen e ndërhyrjeve në Irak. Autenticiteti i incizimit nuk mund të veirifikohet. Grupi Shteti Islamik i Irakut është një aleancë e grupeve sunite që udhëhiqet nga al-Kaida në Irak.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.