Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, Waheed Arshad tha se trupat pakistaneze e kanë liruar sot kompleksinë e Xhamisë së Kuqe në Islamabad nga militantët. Sipas tij, kjo ishte faza e parë e këtij operacioni. Ai mëtutje tha se trupat tash po e pastronin terrenin nga granatat e pa eksploduara dhe nga minat dhe po i tubonin trupat e pajetë. Në luftimet gjatë dy ditëve të kaluara, në kompleksin e xhamisë, janë vrarë më se 60 vetë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.