Ndërlidhjet

HELSINKI


Kundërshtimi i Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës më shumë po e dëmton Moskën, ka deklaruar në një intervistë për mediat finlandeze i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
"Rusia nuk po e forcon pozicionin e saj ndërkombëtar, por në të kundërt po e dobëson atë", tha Ahtisaari.
Ai shtoi se Rusia po krijonte probleme për vetë Kombet e Bashkuara. "Mund të shkaktojë probleme reale për Kombet e Bashkuara nëse Këshilli i Sigurimit nuk mund të vijë tek një zgjidhje e qartë për këtë cështje."
Ahtisaari tërhoqi vëmendjen për rrezikun që paraqet zgjatja e bisedimeve.
"Trazirat në Kosovë do të njohin rritje. Edhe kritikat ndaj udhëheqjes së Kosovës do të shtohen nëse pavarësia nuk shihet", theksoi kryendërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG