Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka kërkuar që të caktohet një ndërmjetësues i ri për statusin e Kosovës."Nëse njëra nga palët në bisedime nuk i pranon propozimet që Ahtisaari i ka bërë për Kosovën, atëherë detyra për vazhdimin e bisedimeve do të duhej t'i jepej një të dërguari të paanshëm ndërkombëtar", u tha Lavrov gazetarëve në Moskë, pas takimit me homologun e tij kinez, Yang Jiechi. I pyetur për koment lidhur me deklaratën e Martti Ahtisaarit se me kundërshtimet që po i bën statusit të Kosovës, "Rusia nuk po e forcon pozicionin e saj ndërkombëtar, por po e dobëson atë", ministri i jashtëm rus e konsideroi të pavend këtë deklaratë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.