Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner i ka ftuar kosovarët që të jenë të durueshëm edhe për disa muaj dhe t’i vazhdojnë bisedimet me Beogradin. “Nëse edhe pas kësaj faze bisedimesh nuk arrihet ndonjë marrëveshje Prishtinë – Beograd”, atëherë Kushner tha se bashkësia ndërkombëtare do t’i kthehet sërish planit të Ahtisaarit. Faza shtesë e bisedimeve, theksoi Kushner, është e domosdoshme për të parë nëse në fund, pjesë e finalizimit të statusit të Kosovës do të jetë edhe Rusia. Sidoqoftë, Kouchner tha se diplomacia ndërkombëtare nuk do të ndalet deri në shterjen e të gjitha mundësive, që Këshilli i Sigurimit të gjejë një version të rezolutës e cila do të përkrahej edhe nga Rusia. Por, në fund nëse Rusia nuk pajtohet, atëherë tha Kushner, pavarësia e Kosovës është më e rëndësishme. Ndërkaq Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se një kërkesë ndërkombëtare për një fazë shtesë të konsultimeve, siç i quajti ai. Por, vendimi i palës kosovare, sipas Sejdiut do të merret në një takim të përbashkët të Ekipit të Unitetit dhe pasi që të jetë zyrtarizuar një kërkesë e tillë. Sejdiu tha se aktualisht po punohet në një draft të rezolutës në Këshillin e Sigurimit, por nëse dështohet të arrihet kompromisi ndërkombëtar për këtë rezolutë, Kosova do t’i shikoj edhe mënyrat alternative të zgjidhjes së statusit të saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG