Ndërlidhjet

PRISHTINË


Anëtari i Ekipit të Unitetit, Veton Surroi tha se Rusia e Vlladimir Putinit nuk duhet të lejohet të ndikoj në "unifikimin e kombeve të lira dhe shteteve në Evropë". "Rusia nuk mund të ketë të drejtën e vetos ndaj proceseve historike në Evropë" i tha ai në një intervistë agjencisë AP dhe shtoi se Moska "nuk mund ti vërë veto unifikimit të Evropës". "Ne i kemi shpenzuar të gjitha koncesionet tona të mundshme", tha zoti Surroi duke iu referuar negociatave një vjeçare me liderët serbë me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. "Çfarëdo qoftë procesi i negociatave të ardhshme, ato do ta bëjnë Kosovën jofunksionale dhe do ta çojnë kah ndarja", tha mëtutje ai.
XS
SM
MD
LG