Ekipi i Unitetit pritet që gjatë kësaj jave të formësoje një qëndrim unik rreth situatës së krijuar rreth statusit të Kosovës, në mënyrë që gjatë takimit me Sekretaren amerikane të Shtetit Condolizza Rice të shkojnë me një propozim konkret për statusin.
Pas takimit të sotëm është thënë se në ditet e ardhshme do të caktohet një seancë e Kuvendit, në të cilën Ekipi i Unitetit do të marrë edhe qëndrimin e Kuvendit lidhur me statusin.
Anëtarët e Ekipit të Unitetit nuk kanë shprehur një qëndrim unik rreth veprimeve të ardhshme të lidershipit kosovar. Përderisa kryeministri Agim Ceku dhe lideri i ORA-s Veton Surroi kanë thënë se duhet një datë se kur do të zgjidhet statusi, presidenti Fatmir Sejdiu dhe lideri i PDK-së Hashim Thaci janë shprehur kundër një afatizimi të tillë.