Ndërlidhjet

LONDËR


Britania do ti dëboj katër diplomatë nga ambasada e Rusisë në Londër dhe do ti suspendoj negociatat për viza në shenjë hakmarrjeje për refuzimin e Moskës për ta dorëzuar të dyshuarin për varsjen e ish agjentit rus, Aleksandar Litvinenko. Këtë e tha sot sekretari i jashtëm brtianik, Dejvid Miliband gjatë një fjalimi në Parlament:
- Së pari, ne do ti dëbojmë katër diplomatë nga ambasada e Rusisë në Londër. Së dyti ne do ta rishqyrtojmë bashkëpunimin tonë me Rusinë në disa çështje dhe si hap nismëtar ne kemi pezulluar negociatat për lehtësimin e vizave me Rusinë dhe ndryshime të tjera në praktikën e vizave, tha Dejvid Miliband.
XS
SM
MD
LG