Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit ia kaloi drejtimin e procesit për zgjidhjen e statusit te Kosovës Grupit të Kontaktit. Kjo u bë e ditur përmes një deklarate të përbashkët të vendeve sponsorizuese të projektrezolutës për Kosovën.
"Na vjen keq, por ka qenë e pamundur të sigurojmë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit. Në këto kushte ne ndalojmë diskutimet për rezolutën", tha ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, Jean Marc de la Sablierre. De la Sablierre lexoi deklaratën në emër të vendeve sponsorizuese të projektrezolutave për Kosovën.
Megjithatë procesi për përcaktimin e statusit vazhdon.
"Projektrezoluta jonë e fundit bën thirrje për një periudhë të kufizuar bisedimesh. Kemi vendosur të rinovojmë diskutimet brenda Grupit të Kontaktit dhe palët në këtë linjë", tha De la Sablierre.
Pas takimit ambasadori rus Vitali Curkin deklaroi:
"Jemi shumë të gëzuar që partnerët tanë pranuan mundësinë dhe nevojën e bisedimeve shtesë mes palëve. Ne do marrim pjesë aktivisht në proces dhe do marrim pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit më 25 korrik në Vjenë."
XS
SM
MD
LG