Ndërlidhjet

MOSKË


Bisedimet për statusin e Kosovës nuk duhet të jenë të kufizuara në kohë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Vendet perëndimore duhet të nxjerrin përfundimet e duhura nga dështimet e mëparshme në këtë cështje, thuhët në deklaratën në fjalë.
"Ne theksojmë se se pezullimi i punës në Këshillin e Sigurimit nuk do të thotë se kjo cështje nuk është më nën ombrellën e Kombeve të bashkuara. Vendimi përfundimtar për statusin e Kosovës duhet të merret nga Këshilli i Sigurimit bazuar në një marrëveshjes mes serbëve dhe kosovarëve, pasi vetëm verdikti i Këshillit të Sigurimti mund të jetë legjitim", thuhet në deklaratën e diplomacisë ruse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG