Ndërlidhjet

VJENË


Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit u takuan sot në Vjenë në përpjekje për të gjetur mënyrën për të ecur përpara në procesin për statusin e Kosovës. Pritej që përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të Britanisë, të Francës, të Gjermanisë, të Italisë dhe të Rusisë në këtë takim do ta krijonin bazën për negociata të reja ndërmjet Kosovës e Serbisë, që do të mund të fillonin në gusht apo shtator të këtij viti. Por, përfaqësusesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit refuzuan të bëjnë komente derisa po dilnin nga ambasada e Gjermanisë pas disa orësh të bisedimeve të mbyllura. Deri tash nuk është dhënë as ndonjë kumtesë.
XS
SM
MD
LG