Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë bërë publik propozimin për një ndihmë në armatime në vlerë prej disa miliarda dollarësh për vendet arabe dhe Izraelin.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice foli për propozimin e mësipërm para fillimit të turneut në Lindjen e Mesme. Nga sot Rice dhe shefi i Pentagonit Gates do vizitojnë Egjiptin dhe Arabinë Saudite e më pas ndaras do vazhdojnë turneun në vendet e tjera të Lindjes së Mesme.
Rice theksoi se ndihma në armatime do jetë një kundërpërgjigje ndaj ndikimit negativ të Al Kaidës, Hezbullahut si dhe Sirisë e Iranit.
Propozimi në fjalë duhet të miratohet nga Kongresi përpara se të hyjë në fuqi.
XS
SM
MD
LG