Ndërlidhjet

BATT:"NDARJA E KOSOVËS DESTABILIZON BALLKANIN PERENDIMOR"


Judz BATT, Qendra Evropiane për Studimet e Sigurisë

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë epilogu pritni nga ndërmjetësimi i "treshes" në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

JUDY BATT
Ajo që përfundimisht është pozitive është prania e Bashkimit Evropian, përkatësisht fakti që tërë Bashkimin Evropian do ta prezantoj një personalitet. Konsideroj se kjo është mirë, sepse do të ndihmojë që të mbahet dhe artikulohet uniteti i Unionit dhe që vendet anëtare të kuptojnë se ai ndërmjtësues do të prezantoj të gjithë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të marrë Grupi i Kontaktit përgjegjësitë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth definimit të statusit të Kosovës?

JUDY BATT
Grupi i Kontaktit nuk mund të marrë përgjegjësitë e Kombeve të Bashkuara. Organizata Botërore vetëm e ka deleguar përgjegjësinë për zhvillimin e procesit të bisedimeve dhe formulimin e propozimeve për zgjidhjen e mundshme dhe kjo nuk ka të bëjë me marrjen e përgjegjësive nga Këshilli i Sigurimit. Çfardo zgjidhje që do të dalë nga procesi i bisedimeve të ardhshme, formalisht duhet të kaloj nëpër sistemin e Kombeve të Bashkuara.

RADIO EVROPA E LIRË
Rusia e ka bërë të ditur se nuk pranon definimin e statusit të Kosovës jasht Këshillit të Sigurimit. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë porositur se pas kalimit të afatit 120 ditësh, nëse nuk do të ketë rezulltat, do të gjendet forma për jetësimin e pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës. Si i lexoni ju këto mesazhe?

JUDY BATT
Në esencë kjo është përsëritje e qëndrimit të njohur amerikan se nëse procesi në Kombet e Bashkuara dështon ata do të njohin njëanshëm pavarësinë e Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Si do të reagoj në këtë rast Bashkimi Evropian? A do t'i bashkohet Amerikës?

JUDY BATT
Në këtë rast ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të ketë një debat, sepse ndërmjet tyre rreth kësaj çështje ka qëndrime të ndryshme. Pavarësisht që vendet e BE-së kanë qenë unike në mbështetjen e angazhimit të Ahtisaarit, çështja e njohjes së njëanshme, që do të bëhej jashtë Kombeve të Bashkuara ka nxjerrë në pah dallime ndërmjet tyre.

RADIO EVROPA E LIRË
Si i komentoni pohimet e disa analistëve për ndarjen e Kosovës?

JUDY BATT
Duhet bërë dallimin ndërmjet dy gjërave: ndarjes de facto në teren te e cila mund të vie nga dinamika e ardhshme e zhvillimeve dhe futjes me vetëdije në lojë të opcionit të ndarjes. Grupi i Kontaktit nga fillimi ka përjashtuar opcionin e ndarjes së teritorit të Kosovës, sepse ajo dë të kishte pasoja serioze për rajonin e Ballkanit Perendimor. Por, nëse liderët kosovarë dhe serbë do të arrinin marrëveshje për këtë zgjidhje, Grupi i Kontaktit në këtë drejtim nuk do t'i pengojë. Çfardo zgjidhje për të cilën pajtohen serbët dhe shqiptarët ne do ta mbështetnim.

Intervistoi: B. TRIVIC
XS
SM
MD
LG