Ndërlidhjet

RAMALLAH


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice i ka thënë presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas se kryeministri i Izraelit Ehud Olmert është i gatshëm t'i diskutojë "çështjet fundamentale" që do të çonin në krijimin e shtetit palestinez. Rice e bëri këtë deklaratë në konferencën për shtyp me Abbas në Ramallah të Bregut Perëndimor.
"Kryeministri Olmert më tha se mezi pret t'i vazhdojë diskutimet me ju, dhe se është i gatshëm t'i diskutojë çështjet fundamentale që së shpejti do të çonin në negociatat për krijimin e shtetit palestinez", tha Rice.
Ajo bëri thirrje për dialog më intenziv mes Izraelit dhe palestinezëve mbi çështjet rreth krijimit të shtetit palestinez.
Rice dhe Abbas sot nënshkruan marrëveshje, me të cilën palestinezëve u jepen 80 milionë dollarë për t'i reformuar shërbimet e sigurisë.
XS
SM
MD
LG