Ndërlidhjet

MOSKË


Eksploruesit rusë kanë bërë një zhytje historike në Oqeanin Arktik dhe kanë vendosur flamurin rus në fund të tij. Dy nëndetëse të vogla me zhytësit e prekën fundin e oqeanit të Arktikut nën Polin e Veriut në thellësi mbi 4.200 metra.
Ekspedita e udhëhequr nga anëtari i parlamentit Artur Chilingarov synon t'i mbështesë pohimet e Rusisë se shtresa nën Arktikun është e pasur me gaz dhe naftë.
Kremlini i ka dhënë prioritet të lartë ekspeditës, ndërsa presidenti Vladimir Putin i ka dhënë deputetit Chilingarov statusin e të dërguarit presidencial në Arktik. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov sot i ripërsëriti pohimet e Moskës se Rusia dhe Poli i Veriut janë pjesë e një rrafshi kontinental.
XS
SM
MD
LG