Ndërlidhjet

SARAJEVË


Kosova është rast i veçantë e jo precedent, dhe është me rëndësi që kjo çështje të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar Mirosllav Lajçak, përfaqësues i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë.
"Është në interes të të gjithëve të gjindet marrëveshja që do të mundësojë të miratohet rezoluta. Çelësi për zgjidhjen bazohet në rezolutën e KS, sepse po të mos kemi rezolutë, do të kemi kaos dhe kjo nuk është në interes të askujt", ka thënë Llajçak për mediat serbe.
Ai ka vlerësuar se Kosova nuk është precedent, por sui generis. Kosova ka një histori të veçantë dhe në këtë mënyrë duhet të zgjidhet, ka thënë Llajçak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG